Odaloviq: Ndërkombëtarët t’i largojnë Thaçin e Haradinajn

Aktuale

Odaloviq: Ndërkombëtarët t’i largojnë Thaçin e Haradinajn

Më: 14 janar 2017 Në ora: 10:50
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq, ka thënë se komuniteti ndërkobëtar duhet të largohet nga njerëz si Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton mediat serbe.

Sipas Odaloviq, ndërkombëtarët duhet të heqin dorë nga Thaçi e Haradinaj.

Ai po ashtu, ka shtuar se “derisa në institucionet e Kosovës janë të ulur njerëz si ata,  (Thaçi e Haradinaj, nuk ka të ardhme për shoqërinë e Kosovës”.

Po ashtu sipas Odaloviq,” nuk do të ketë përparim as në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat