Ish-shefi i Sigurimit serb, Rada Markoviq urdhëroi vrasjen e 6 të rinjve serbë në Pejë më 14 dhjetor 1998!

Aktuale

Ish-shefi i Sigurimit serb, Rada Markoviq urdhëroi vrasjen e 6 të rinjve serbë në Pejë më 14 dhjetor 1998!

Më: 14 janar 2017 Në ora: 12:03
Ish-shefi i shërbimit të Sigurimit Serb

Ish-shefi i shërbimit të Sigurimit Serb, jep prova se për vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda” është përgjegjës Legija, ish-komandant i Njësisë Special të Sigurimit serb, ndërsa pretendon se çdo gjë është bërë me urdhër të koamndantit të Shërbimit të Sigurimit Serb Rada Markoviq.

Autoritetet kompetente kanë ofruar dëshmi se vrasja e gjashtë të rinjve serbë në një kafene “Panda” në Pejë më vitin 1998 personat përgjegjës janë ish-pjestarët e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, raporton gazeta serbe Kurir.

Një burim i afërt me qeverinë serbe thotë se Radomir Markoviç, ish-kreu i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, autoritetet ofroi prova konkrete se sulmi në një kafene “Panda”, më 14 dhjetor 1998, e kryer e organizuar nga Milorad Ulemek -Legija! Qëllimi i këtij krimi ishte, sipas burimeve tona, që në sytë e ndërkombëtarëve, UÇK-ja të paraqitej si një organizatë terroriste dhe më pas për të justifikuar veprimet e forcave serbe në Kosovë.

– Megjithatë, nga ana tjetër, Ulemek është gati të dëshmojë për përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Radomir Markoviçit për atë krim. Ulemek thotë se  urdhri për organizimin e vrasjes në Pejë kanë ardhur nga kreu më i lartë I Sigurimit të shtetit, i kryesuar në atë kohë nga  Rade Markoviq. Ata tani fajësojnë njëri-tjetrin,  por fakti është se për këtë krim fajësia i takon shtetit përkatëisht Shërbimit të Sigurimit të Shtetit – thotë burimi.

Kujtojmë se persona ende të panjohur më 14 dhjetor 1998 vranë në një kafene në Pejë gjashtë të rinjtë serbë,- Ivana Obradovic (15) Vukoti Gvozdenovi?a (18), Svetislav Ristic (17), Zoran Stanojevic (17), Dragana Trifovic (17) dhe Ivana Radevi? (25), shkruan gazeta serbe Kurir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat