Abdixhiku: Agresioni i Serbisë po rritet

Aktuale

Abdixhiku: Agresioni i Serbisë po rritet

Më: 14 janar 2017 Në ora: 13:59
Lumir Abdixhiku

Opinionisti Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin e tij zyrtar “facebook”, ka thënë se agresioni i Serbisë po rritet, e ne ende heshtim e presim, e lusim, siç thotë ai, BE-në, duke shtuar se heshtja i jep zemër Serbisë.

Ky është postimi i plotë:

Një herë muri,

Më pas fletarresti,

Tash edhe treni.

Agresioni i Serbisë po rritet. E ne ende heshtim e presim, e lusim BE-në. Heshtja inkurajon Serbinë. Heshtja i jep zemër Serbisë. Me heshtje tregojmë se s’ka zot shtëpie këndej – se s’ka shtet. Duke parë dobësitë tona, Serbia s’ka për t’u ndalë kurrë.

Ne mund të mos kontrollojmë gjithë veriun, por kontrollojmë gjithë pjesët tjera të vendit tonë. Kosova mund të bllokojë secilin mall tjetër që vjen këndej. Kosova mund t’i shkaktojë humbje milionëshe në ditë Serbisë.

Po e përsëris, Kosova duhet t’i vendosë SANKSIONE Serbisë. Kaq duhet për fillim. Kaq muskuj mund të tregojmë.

Përndryshe, ky tren mund të nisej edhe për Kroaci. Do të nisej por s’do kthehej kurrë nga atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat