Limaj: Treni është rezultat i bisedimeve aventureske

Aktuale

Limaj: Treni është rezultat i bisedimeve aventureske

Nga: A.M. Më: 14 janar 2017 Në ora: 15:28
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar për  trenin ilegal me mbi shkrimin “Kosova është Serbi”  që është nisur nga Serbia për në Kosovë.

Limaj ka thënë ky tren tashmë edhe në mënyrë simbolike po i sjell rezultatet e deritanishme të bisedimeve aventureske e të papërgjegjshme që i ka bërë qeveria e Kosovës

“Treni me mbishkrimin në të: Kosova është Serbi, i cili po pritet të vijë sot nga Beogradi në Mitrovicë nuk është linjë transporti, por ky tren tashmë edhe në mënyrë simbolike po i sjell rezultatet e deritanishme të bisedimeve avantureske e të papërgjegjshme që i ka bërë qeveria e Kosovës. Ardhja e këtij treni na tregon se qeveria e Kosovës nuk kontrollon kufirin Kosovë-Serbi dhe nuk është e zoja as ta ndal këtë tren.

Qytetarëve të Kosovës edhe njëher po ju bëhet me dije se udhëheqja aktuale shtetërore nuk është në gjendje që ta mbroj vendin”, ka shkruar Limaj në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat