Qytetarët e Mitrovicës kërkojnë ndalimin e trenit

Aktuale

Qytetarët e Mitrovicës kërkojnë ndalimin e trenit

Më: 14 janar 2017 Në ora: 18:02
Treni serb

Deri sa edhe pak kilometra i kanë mbetur trenit ilegal të Serbisë të mbërri te kufiri i Kosovës, qytetarët e Mitrovicës dhe analistët janë të bindur se ky tren është dashur të ndalet. Sipas tyre ekziston rreziku që me këtë tren Serbia të sjellë tanke në Kosovë.

Qytetari Afrim Ispahiu beson se Qeveria e Serbisë e ka paralajmëruar edhe më herët dhe për shkak të porosisë që bart ai tren, Kosova është dashur ta ndalojë.

Image

Ispahiu: Treni si tren nuk ka asgjë të keqe

“Treni si tren nuk ka asgjë të keqe, sipas mendimit tim, por emblemat të cilat është stolisur treni. Shteti i Kosovës është dashur që të ndalojë një tren të tillë. Nuk mundet me ndal se është shteti i dobët, si qeveri jemi të dobët”, tha Ispahiu.

Kurse qytetari Xhelal Shabani vlerësoi për KP se kjo është aventurë e Serbisë, si një prej skandaleve më të mëdha të pas luftës, pasi sipas tij kjo është si rezultat i mos koordinimit të partive politike në Kosovë.

Image

Shabani: Qeveria e Kosovës ta bëjë ndalesën

“Ky tren duhet të ndalohet ose Qeveria e Kosovës ta bëjë ndalesën pastaj të mirren vesh me qeverinë e Serbisë. Nëse janë të ndarë kështu si janë, atëherë nuk do të kenë forcë ta ndalin, por nëse bëjnë ndonjë kosenus të përbashkët, atëherë edhe rezultati do të vijë. Ky është si rezultat i gjithë atyre mos koordinim që është bë edhe me ndërkombëtarët edhe me vendorët”, tha ai.

Kurseni për analistin Nexhmedin Spahiu qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave është në interes të publikut, të Kosovës, Serbisë dhe rajonit, por kjo bart me vete rreziqe të caktuara, për të cilat institucionet e Kosovës duhet të jenë të gatshme që t’i preventojnë për çdo eventualitet që pritet të bëhet në vigjilje të 15 shkurtit kur, siç tha ai shpallet asosacioni i komunave me shumicë serbe.

Image

Spahiu: Serbia do të përpiqet ta sjellë një sasi të caktuar tansesh në Kos

“Sigurisht që kjo ngjarje do të kthejë më përpara provokime më të rënda, të cilët tentojnë që këtë ngjarje ta lënë në hije dhe që themelimin e zajednicës ta bëjnë kuptimplote. Unë besoj që përmes trenit Serbia do të përpiqet ta sjellë një sasi të caktuar tanksesh në Kosovë, për të vënë Kosovën dhe NATO-n para një akti të kryer për të filluar negociatat për tërheqjen e tyre mbrapa dhe për t’i lënë një pjesë të tyre në Kosovë dhe një pjesë për t’i kthyer. Pastaj për të negociuar se këto tanket i mbesin batalionit serb në kuadër të FSK-së, që do të qonte edhe më tutje në qarjen e brendshme të Kosovës. Qeveria e Kosovës nëse nuk ta kontrollojë territorin e tyre mund ta ndalojnë, nuk po them që duhet ta ndalojnë por që duhet të kontrollojnë hyrjet dhe daljet në kufi me një kontroll më të sofistikuar dhe më të përforcuar”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat