Deda: Nëse Thaçi ka dhënë “urdhër” për hyrje në Veri, kemi shkelje të Kushtetutës

Aktuale

Deda: Nëse Thaçi ka dhënë “urdhër” për hyrje në Veri, kemi shkelje të Kushtetutës

Më: 14 janar 2017 Në ora: 19:12
Ilir Deda

Ilir Deda, deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nëse Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë urdhër për hyrje në Veri, atëherë do të ketë shkelje të Kushtetutës.

“Sepse, policisë së Kosovës i jep urdhër MPB – edhe – me kërkesë të kryeministrit, e jo kryetari i shtetit. Nëse është e vërtetë që Thaçi i ka dhënë “urdhër” ministrit të brendshëm dhe drejtorit të policisë, derisa Isa Mustafa ligjëronte, atëherë kemi shkelje të Kushtetutës. Dhe tentim rrënim të demokracisë”, ka shkruar Deda në profilin e tij në Facebook.

Deda poashtu ka thënë se “kthimi prapa i trenit tregon vendosmëri shtetërore, më në fund. Kjo vendosmëri tash duhet të vazhdojë me krijimin e konsensusit politik për qasje të re të gjithë Kosovës karshi Serbisë. Dhe kjo vendosmëri nuk guxon ta rrënojë demokracinë, edhe ashtu të brishtë, në Kosovë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat