Hyseni: Të kemi kujdes nga provokimet e Serbisë, Policia po e përcjellë situatën

Aktuale

Hyseni: Të kemi kujdes nga provokimet e Serbisë, Policia po e përcjellë situatën

Më: 14 janar 2017 Në ora: 20:33
Skënder Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme

Skënder Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme ka thënë se që nga dita e paralajmërimit të nisjes së trenit nga Beogradi, Kosova i shikuar të gjithë mundësit operimit për ta ndalur këtë tren që të hyjë në Kosovë.

“Çdo veprim që kemi bërë ka shkuar në drejtim të mbrojtjes së Kushtetutshmërisë, por edhe në evitimin e një konflikti të rëndë politikë”, ka thënë Hyseni.

“Të gjitha këto veprime dhe plane dhe opsione të mundshme të ndërhyrjes i kemi bërë larg për hirë të suksesit të operacionit”.

“Varësisht nga zhvillimet në terren kemi vendosur edhe për numrin e forcave që do të dërgojmë atje”.

“Është tren ilegal i palicencuar dhe nuk mund të futet në territorin e Republikës së Kosovës.”

“Natyrisht kur kemi të bëjmë me provokime të rënda nga Serbia ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë për klanin Hyseni.

“Gjithsesi ne do të vazhdojmë ta përcjellim situatën në atë pjesë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat