ROSU fillon tërheqjen nga Jarinja

Aktuale

ROSU fillon tërheqjen nga Jarinja

Më: 14 janar 2017 Në ora: 21:58
Forcat Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë filluar tërheqjen nga pika kufitare Jarinje

Forcat Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë filluar tërheqjen nga pika kufitare mes Kosovës, Jarinje, bëjnë të ditur burime të KP.

ROSU dhe Polica e Kosovës, sot kanë shtuar praninë e tyre në pjesën veriore të vendit, pas nisjes së trenit nga Beogradi, që për qellim kishte të arrinte në veri të Kosovës. Polica ishte në gjendje gatishmërie për të ndaluar hyrjen e trenit.

Treni pasi ka arritur në Rashkë, qytet i Serbisë 10 kilometra larg kufirit të Kosovës, është detyruar të kthehet në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat