Mustafa: Integriteti i vendit duhet të na bashkojë

Aktuale

Mustafa: Integriteti i vendit duhet të na bashkojë

Nga: A.Zh Më: 15 janar 2017 Në ora: 00:00
Muhamet Mustafa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka reaguar për situatën e krijuar në vend pas tentimit të Serbisë që të fuste në Mitrovicë trenin me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Mustafa, në një shkrim në Facebook, ka thënë se në luftën për mbrojtjen e integritetit të vendit, pozitës dhe dinjitetit ndërkombëtar, duhet të jemi të bashkuar, shkruan Bota sot.

Postimi i plotë i tij:

INTEGRITETI I VENDIT DUHET TE NA BEJE BASHKE
Ne luften per mbrojten e inetgritetit te vendit , pozites dhe dinjitetit te tij nderkombetare, duhet te jemi bashke dhe ne mbeshtetje te institucioneve tona. Edhe me situaten e trenit u pa sa e nevertishme eshte lufta primitive politike, deniguruese dhe bartja e saj edhe ne ceshtjet ku e demton seriozisht reputacionin e vendit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat