Mediat ruse: Treni i parë që udhëtoi nga Beogradi në Kosovë që nga viti 1999 u ndalua

Aktuale

Mediat ruse: Treni i parë që udhëtoi nga Beogradi në Kosovë që nga viti 1999 u ndalua

Më: 15 janar 2017 Në ora: 08:17
ilustrim

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik ka raportuar se treni i parë i pasagjerëve nga kryeqyteti serb i Beogradit në Kosovë pas vitit 1999 u ndalua të shtunën, si pasojë e një kërcënimi të sigurisë.

Në shkrimin e kësaj agjencie ruse thuhet se treni që u nis nga Beogradi për  në Mitrovicë është ndalur në  Rashkë në afërsi të kufirit me Kosovën.

Në këtë shkrim thuhet se treni ishte me ngjyrë si  të flamurit serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, duke shkruar në 21 gjuhë të ndryshme.

Aty poashtu thuhet se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, ani pse pavarësia e Kosovës është shpallurnë vitin 2008 dhe Kosova është njohur nga më shumë se mbi 100 shtete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat