Euronews: Kosova e zemëruar nga treni “provokativ” i Serbisë

Aktuale

Euronews: Kosova e zemëruar nga treni “provokativ” i Serbisë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 08:17
Ilustrim

Euronews shkruan se autoritetet serbe kanë dërguar një tren promovues në veriun e Kosovës për herë të parë pas 18 vjetësh e se ky veprim u konsiderua si një “provokim i rëndë” nga Prishtina.

Në shkrim thuhet se treni ishte pikturuar në ngjyra të Serbisë dhe në të shkruhej mesazhi “Kosova është Serbi”.

Në këtë artikull të Euronews citohet edhe drejtori i Zyrës  serbe për Kosovë, Marko Gjuriq dhe deklarata e tij se ky tren nuk është ndonjë risi po është një zgjerim i linjës hekurudhore që ekziston tash e 10 vjet, e kjo deklaratë cilësohet si “minimizim i polemikave”.

E poashtu përmendet se Kosova ka akuzuar Serbinë për kërcënim të stabilitetit rajonal dhe se I ka bërë thirrje BE-së për të ndërhyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat