Presidenti Thaçi dekoron Ismail Lumën me urdhrin “Hero i Kosovës”

Aktuale

Presidenti Thaçi dekoron Ismail Lumën me urdhrin “Hero i Kosovës”

Nga: A.M. Më: 15 janar 2017 Në ora: 10:20
Hashim Thaçi në Lipjan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar të shtunën dëshmorin Ismail Luma me “Me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Thaçi ka thënë se ai kishte rënë me armë në dorë në altarin e lirisë, duke paralajmëruar bashkëluftëtarët për betejën e përgjakshme.

“Me urdhrin “Hero i Kosovës”, dje dekorova dëshmorin Ismail Luma, i cili me armën e tij kishte dhënë alarmin për sulmin dinak të forcave serbe mbi fshatin Reçak.

Ai kishte rënë me armë në dorë në altarin e lirisë, duke paralajmëruar bashkëluftëtarët për betejën e përgjakshme.

Heroit Ismail Luma ia përuruam edhe shtatoren në shkollën që me krenari mbanë emrin e tij në Lipjan.

Ndërtimi i përditshëm i një Kosove të re, të përparuar dhe demokratike është amanet i heronjve dhe dëshmorëve tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat