Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka reaguar ndaj “politikës luftënxitëse të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq i cili thotë se nuk e njeh Qeverinë, por pranon dhe shfrytëzon të gjitha të mirat materiale të po kësaj qeverie.
”Agresioni verbal shpesh çon në gjëra më të rrezikshme siç është në rend të para dhuna fizike. Ne po e shohim se Branimir Stojanoviq me veprimet e tij po punon në mënyrë të hapur kundër interesave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nënkryetar i të cilës është edhe ai”.
“Gjithashtu Stojanoviq me retorikën e tij nxitëse po përpiqet të provokojë dhunë dhe konflikte në Kosovë, të cilën do ta shikonte nga shtëpia e tij e ngrohtë në Beograd, ashtu siç i ka shikuar gjatë luftës së fundit kur kishte ikur nga Graçanica”, thuhet në reagimin e malazezëve të Kosovës.