Arrestohet Ministri i Mbrojtës së Çamërisë, reagon ashpër Qeveria Çame

Aktuale

Arrestohet Ministri i Mbrojtës së Çamërisë, reagon ashpër Qeveria Çame

Nga: B.S Më: 17 janar 2017 Në ora: 14:59
Foto arkiv

Përmes një komunikate për media, Qeveria e Çamërisë, ka bërë të ditur se është arrestuar ministri i saj i mbrojtjes.

“Tashmë nga komunikimet e mëhershme të Qeverisë keni marrë informacion se në Sarandë është ndalur politikish ministri jonë i mbrojtjes z.Piro,  i cili atje në këtë cilësi përfaqësonte qeverinë e Çamërisë por me detyra civile (prezantim në tubim).

Të nderuara media të pranishme, po Ju njoftoj se, me arrestim është kërcënuar edhe ish  Ambasadori i OSBE dhe "HEROI I KOSOVËS” Gjenerali Ëalker, nga segmete ministeriale  të qeverisë së Ramës në Tiranë”, thuhet në komunikatën e tyre, duke shtuar se Qeveria e Çamërisë po bënë të gjitha përpjekjet për vendosjen e kontakteve diplomatike me të gjitha shtetet e botës, edhe me qeverinë e Tiranës.

Image
Komunikata e Qeverisë Çame

Ja komunikata e plotë:

Të nderuara media të pranishme përshëndetje!

Tashmë nga komunikimet e mëhershme të Qeverisë keni marrë informacion se në Sarandë është ndalur politikish ministri jonë i mbrojtjes z.Piro,  i cili atje në këtë cilësi përfaqësonte qeverinë e Çamërisë por me detyra civile (prezantim në tubim).

Të nderuara media të pranishme, po Ju njoftoj se, me arrestim është kërcënuar edhe ish  Ambasadori i OSBE dhe "HEROI I KOSOVËS” Gjenerali Ëalker, nga segmete ministeriale  të qeverisë së Ramës në Tiranë.

Qeveria e Çamërisë po bënë të gjitha përpjekjet për vendosjen e kontakteve diplomatike me të gjitha shtetet e botës, edhe me qeverinë e Tiranës. Këtyre përpjekjeve tashmë do t’i shtojmë edhe kërkesën tonë që Republika e Shqipërise sa më parë t’a njohë realitetin e ri dhe qeverinë e Çamërisë dhe të heq dorë nga taktikat e stërvjetëruara sllave komuniste për demonizimin e kësaj përpjekjeje!

Qeveria e Tiranës me metodat e kërcënimit po tenton t’i mbajë gjallë personazhet servile brenda shoqatave dhe organizimeve politike Çame, më qëllim të caktuar. Deklaratat e z.Rama janë lot krokodili, retorikë boshe e cila pasohet me kercënime dhe arrestim të personalitetit të dytë më të rëndësishëm në kauzën çame.

Kërkojmë respektimin, dhe me vendim të gjykatave të Shqipërise që z.Piro të lirohet menjëhere nga përndjekja politike.

Qeveria e Republikës së Çamërisë përkujdeset për të gjithë shtetasit e vet dhe veçanërisht për ministrin e saj të mbrojtjes.

Arrestimi ndodhi pa mandat arresti, lirimi sot në orën 17:00 po ashtu pa asnjë sqarim zyrtar. Këto flasin qartë për tendencën qeveritare që t`a mbajë të fshehtë, tendencën qeveritare që çamëve t’ua mbyll gojën.

Unë si kryeministër i qeverisë Çame kërkoj sqarim zyrtar nga ana e kryeministrit Rama për kërcënimin e z.Ëalker dhe arrestin e z.Piro, ndërsa nga të gjitha subjektet Çame që veprojnë në Tiranë distancimin e menjëhershëm nga kjo qeveri reçente e Greqisë!

Për të gjitha zhvillimet e mëtejshme do t’ju mbajmë të informuar, por në këtë konferencë shtypi dua të deklaroj se edhe po të vrisni z.Rama të gjithë kabinetin tim, Republikën e Çamërisë kurrë nuk do ta përdhosni, nuk do ta burgosni as nuk do të mund ta vrisni.

Zoti e bekoftë kombin tim Shqipëtar!

Hagë,  më 16.01. 2017

Zyra për Informim Publik

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat