Molliqaj fton në “mejdan” Maxhunin, Makollin e Islamin dhe i quan struca

Aktuale

Molliqaj fton në “mejdan” Maxhunin, Makollin e Islamin dhe i quan struca

Më: 17 janar 2017 Në ora: 18:23
Dardan Molliqaj

Ka tre ditë që sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj publikon prova për pafajësinë e gjashtë aktivistëve të VV-së (përfshirë edhe të ndjerin Astrit Dehari) që rëndohen me akuzat për terrorizëm, por asnjë nga organet e drejtësisë në vend nuk ka reaguar.

Para pak momentesh Molliqaj ka reaguar ashpër duke i ftuar në debat drejtorin e përgjithshëm të Policisë Shpend Maxhunin, drejtorin e anti-terrorit në Policinë e Kosovës dhe prokurorin e rastit Abdurrahim Islamin.

Sipas Molliqajt këta tre janë strukur si strucat, prandaj ai i fton në debat në cilindo medium që ata vendosin.

“Nëse donë edhe në mediumin e tyre, RTK”, shkruan Molliqaj.

Komenti i plotë:

Policia dhe Prokuroria që organizuan me dhjetra konferenca për ta bindur publikun që aktivistët tanë janë terroristë, këto ditë janë strukur si strucat dhe asnjë koment nuk e dhanë për provat që i kam publikuar.

I ftoj në debat publik Shpend Maxhunin ose Fatos Makollin nga Policia dhe Abdurrahim Islamin – prokurorin i rastit. Ose të tre bashkë.

Mediumin le ta zgjedhin ata. Nëse dojnë edhe në mediumin e tyre, RTK-në.

Drejtësi për aktivistët!

Përgjegjësi për servilët e Pronto-s!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat