Veseli kujton Skënderbeun në Vjenë

Aktuale

Veseli kujton Skënderbeun në Vjenë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 19:52
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar Gjergj Kastrioti Skënderbeun i cili sot kishte 549 vjetorin e vdekjes. Veseli në një status në Facebook ka thënë se Skënderbeu ndër shekuj ishte burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili ndër shekuj ishte burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët, sot kishte 549 vjetorin e vdekjes. Vizita në Muzeun e Vjenës, ku pashë nga afër Përkrenaren dhe Shpatën e Heroit Kombëtar, këtij simboli të trimërisë, sakrificës e lirisë, ishte tejet emocionale. Mirënjohja për të është e përhershme”, ka shkruar Veseli në Facebook. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat