Rritja e tensioneve me Serbinë, përgjigjet Qeveria: Nga Serbia mund të pritet gjithçka

Aktuale

Rritja e tensioneve me Serbinë, përgjigjet Qeveria: Nga Serbia mund të pritet gjithçka

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 17 janar 2017 Në ora: 21:08
Kabineti Qeveritar

“Ngritja e tensioneve është e mundur, por konfliktet e armatosura në këtë rajon kanë përfunduar, edhe pse kur kemi të bëjmë me Serbinë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të gatshëm për çfarëdo provokimi”, ka thënë Gecaj për gazetën “Bota sot”.

Zhvillimet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas ndalimit të trenit me mesazhe provokuese që ishte nisur nga Beogradi, nga ana e autoriteteve të Republikës së Kosovës, mund të qojnë edhe tek një tensionim i mëtejshëm i situatës.

Për këtë muaj, Qeveria e Kosovës, ka paralajmëruar edhe heqjen e murit afër urës mbi lumin Ibër derisa autoritetet e Serbisë po vazhdojnë me kërcënime të njëpasnjëshme ndaj Kosovës.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, dhe këshilltar i Kryeministrit Mustafa, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ngritjes së tensioneve, mirëpo sipas tij, konfliktet, e armatosura në këtë rajon kanë përfunduar.

“Ngritja e tensioneve është e mundur, por konfliktet e armatosura në këtë rajon kanë përfunduar, edhe pse kur kemi të bëjmë me Serbinë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të gatshëm për çfarëdo provokimi”, ka thënë Gecaj për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, situata e ditëve të fundit po tregohet jashtëzakonisht e tensionuar, pasi, për një kohë të shkurtër ndodhen shumë provokime.

“Menduam se u hap rruga mbi urën, dhe ende pa u krye të gjitha punët, veç u ndërtua muri përmes rrugës kryesore që e lidhë pjesën veriore me të jugut të qytetit të Mitrovicës. Ndodhi shumë shpejt burgosja e Ramush Haradinajt sipas fletë ndjekjes nga ana e Serbisë në Francë, ende pa u qetësuar situata,  tani Serbia provokon me trenin me mbishkrime nacionaliste dhe tenton që pa kurrfarë leje t`a dërgoj në Kosovë. Krejt kjo na bën të nënkuptojmë se Serbia tani e ka ashpërsuar veprimtarinë armiqësor ndaj Kosovës”, ka theksuar ai.

Tërnava, ka potencuar se, situata politike botërore në zhvillim e sipër, lë të nënkuptohet se Serbia e gjendur, para një situate të vështirë politike dhe e shfrenuar, mund të ndërmerr edhe aksione të ndryshme që mund të nxite konflikte të armatosura ndaj Kosovës.

“Në Amerike edhe zyrtarisht pritet të promovohet kryetar Donald Trump që supozohet se është në marrëdhënie të mira me kryetarin e Rusisë Putin, dhe ka paralajmëruar se do ti zbus marrëdhëniet mes Amerikës dhe Rusisë. Vet Putin para disa ditëve paralajmëroi dhe tha: Kosova ka të drejtën e pavarësimit sikur Krime që ju shkëput Ukrainës nga ana e Rusisë. Tani serbet gjinden në panik dhe kane dronë se mos po vjen të njohja e pavarësisë të Kosovës nga Rusia,  si kusht që edhe Amerika më e njohur pavarësin e Krimes. Në një situatë të tillë,  pritet që Serbia të ndërmerr veprime të dhunshme  për ta bashkuar me dhunë pjesën veriore  (4 komunat) dhe t`ia bashkëngjis Serbisë para se të ndodhë njohja nga ana e Rusisë”, ka nënvizuar Tërnava.

Tërnava ka ftuar politikanët që të jenë vigjilent dhe në bashkëpunim me të ndërkombëtarët, të cilët e garantojnë territorin dhe kufijtë e Kosovës sikur KFOR dhe NATO,  që të veprojnë dhe t`i koordinojnë veprimtaritë e përbashkëta sikur që është dhe rrëzimi i murit.

“Gjithsesi se Serbet do të provokojnë dhe situata mund të eskaloj deri në një konflikt të armatosur nëse institucionet tona do të ndërmarrin rrëzimin e murit. Edhe dje u pa në tubimet në veri se sa aktive ishin politikanët e listës Serbska, prandaj kjo duhet të na vetëdijesoj edhe për në të ardhmen se kush duhet ta përfaqësoj popullin serb ne parlamentin e Kosovës, e jo si tani lista Serbska që është e koordinuar dhe me detyra të posaçme që merr nga udhëheqesia e Serbisë dhe fare nuk e përfaqësojnë pakicën serbe të Kosovës. Edhe shteti i Shqipërisë nuk duhet të rrijë duarkryq sepse më në fund ai është shtet dhe anëtar i NATO-s dhe Kosova tani gjendet para sfidave të mëdha. Nëse Serbia interesohet për serbet si në Kosove, ne Bosnje e Hercegovinë e gjetiu, pse Shqipëria mos të jete ma pro-aktive ndaj Kosovës”, ka përfunduar Tërnava.

Edhe sipas analistit Islam Krasniqi, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk do të pushojnë, pas paralajmërimit të qeverisë për heqjen e murit.

“Nuk besoj së do të pushojnë tensionet në mes të institucioneve të Kosovës dhe  Serbisë, sepse qeveria e  Kosovës ka paralajmëruar  edhe rrënimin e murit në veri, i cili mund të krijoj edhe tensione të reja,  të cilat mund të vazhdojnë me  ketë ritëm, sepse kur nuk kryhen detyrat e  shtëpisë me kohë, atëherë mund të ketë edhe telashe. Qeveria e Kosovës ka  premtuar dhe duhet ta bëj rrënimin e tij sa ma  parë dhe të mos lejoj veprime të tilla të ndodhin më, sepse  jemi shtet dhe duhet të veprojmë ta shtrimë sovranitetin edhe në atë pjesë”, ka nënvizuar ai.

Si rrjedhojë e kësaj, Krasniqi ka thënë se, Komuna e Mitrovicës nuk e ka fuqinë që ta rrënoj këtë muri, sepse sikur ta kishte fuqinë nuk do e  lejonte ndërtimin e tij.

“Qeveria duhet ta bëj rrënimin e tij, nuk pritet ndonjë rrezik apo eskalimi të situatës edhe pse  kemi deklarata bombastike nga zyrtaret në Beograd, të cilët gjithmonë janë të furishme, me deklaratat e tyre ndaj Kosovës, dhe konfliktet e  armatosura  kanë vdekur në Kosovë, sepse kundër kujt do të luftojnë lind pyetja, kundër KFOR-it , gjersa  KFOR-i është këtu Beogradi vetëm mund të turret asgjë më shumë, por edhe  qeveria e Kosovës duhet të jetë me e pjekur, e matur dhe me e bashkuar që në dialog të di cka po kërkon, sepse deri tani është treguar inferior  në bisedime  të Brukselit, që një herë e  përgjithmonë të ja  shuaj këtë ëndërr Serbisë”, ka theksuar Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat