Salihaj akuza ndaj Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë

Aktuale

Salihaj akuza ndaj Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë

Nga: P.R Më: 18 janar 2017 Në ora: 10:33
Hashim Thaçi dhe Adem Salihaj

Paralajmërimi i presidentit Hashim Thaçi që sot do të bëj homazhe dhe do të marr pjesë në përvjetorin e vrasjes së Haki Ymerit, ish funksionar i LDK-së, vrasje kjo e cilësuar si vrasje politike, ka nxitur reagimin e deputetit të LDK-së, Adem Salihajt.

Ai ka drejtuar akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, duke e cilësuar atë si kriminel, i cili po tenton të shpërlahet nga krimet që ka bërë.

“Sot Hashim Thaçi paska ndërmend të bëjë homazh te varri i Haki Imerit,i vrarë pas lufte nga strukturat kriminale të vetë Hashim Thaçit.  Nuk ka fyerje më të madhe që i bëhet një të vrari nga vetë krimineli. Hashim Thaçi është mësuar ti vrasë patriotët e pastaj t'u organizojë përkujtime”, shkruan Salihaj, përcjellë “Bota sot”.

Më tej sipas Salihajt, Thaçi nuk do t’i shpëtoj drejtësisë.

“Ai po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë, duke u munduar t'i shpëtojë drejtësisë. Por, drejtësia gjithsesi do të vijë, shpresoj se nuk është larg”, shkruan ai.

“Apeloj te familja e Haki Imerit që të mos e lejojë një përdhosje të tillë të kujtimit të Haki Imerit dhe të varrit të tij”, ka shkruar depuetiti i LDK-së, Adem Salihaj

Ndryshe Haki Imeri u vra në Drenicë më 2 nëntor të vitit 1999.

Ai ishte funksionar i LDK-së si dhe një arsimtar i përkushtuar dhe atdhetar.

Përgjegjësit për vrasjen e Imerit nuk u arrestuan kurrë, derisa vrasja e tij konsiderohet politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat