A e dini që Kosova nuk ka më ROSU?

Aktuale

A e dini që Kosova nuk ka më ROSU?

Më: 18 janar 2017 Në ora: 17:58
NJSO

Përdorimi i shkurtesës ‘ROSU’ për Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës i përket të shkuarës. Kjo njësi tash mund të thirret shkurt ‘NJSO’. Për dallim nga shkurtesa në të kaluarën, kjo e fundit është shkurtesa e saktë e emërtimit në shqip të Njësisë Speciale Operative. 

Policia e Kosovës, para shpalljes së pavarësisë së shtetit në 2008’ën, emërtohej si Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) dhe në kuadër të Njësive Speciale elitare kishte e Njësinë Regjionale Speciale Operative. Përkthyer në gjuhen angleze, gjatë asaj kohe sa vendi administrohej nga misioni ndërkombëtar UNMIK, kjo njësi kishte marrë shkurtesën ROSU nga emërtimi në anglisht “Regional Operational Suport Unit”. 

Por me tu transformuar polica nga SHPK në Polici të Kosovës, më 2008’ën, ky emërtim, e as shkurtesë nuk ekziston. 

Kosova tash ka Njësi Speciale Operative, që mund ti përdoret shkurtesa në gjuhen shqipe NJSO, e jo më Njësi Regjionale Speciale Operative. 

Kjo njësi Speciale nga atëherë është centralizuar si njësit elitar, dhe nuk është më e ndarë nëpër Regjione. Megjithatë, ushtron të njëjtat detyra dhe janë të njëjtë pjesëtarë. 

Përveç NJSO’së, Policia e Kosovës ka edhe tre njësi tjera elitare. Ato janë: Njësia Speciale Intervenuese, Njësia me Qen zyrtar K-9 dhe Njësia për trajtimin e  Mjeteve Eksplozive – IEDD.

Termi ROSU është përdorur gjerësisht ditëve të fundit, kur në Veri u dërgua Njësia Speciale Operative për të ndalur trenin që po vinte nga Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat