A frikësohet Thaçi që do të ketë aktakuzë kundër tij në Gjykatën Speciale?

Aktuale

A frikësohet Thaçi që do të ketë aktakuzë kundër tij në Gjykatën Speciale?

Më: 18 janar 2017 Në ora: 21:35
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, ka folur për aktakuzat që do të ngreh Gjykata Speciale dhe nëse pret që të akuzohet edhe vetë ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë të gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë.

Ai ka shtuar se nga Gjykata Speciale nuk duhet të përdoren terma individual dhe nuk e ka komentuar nëse pret që të ngrihen aktakuza ndaj tij, megjithatë Presidenti Thaçi ka thënë se pret nga secili qytetar i Kosovës bashkëpunim me drejtësinë.

Presidenti Thaçi ka treguar se Kosova  ka përfunduar të gjitha obligimet e saj dhe tani fillimi i funksionimit të Gjykatës Speciale është pjesë më të cilën merren ndërkombëtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat