Thaçi bisedon në telefon me Biden, ja se çfarë

Aktuale

Thaçi bisedon në telefon me Biden, ja se çfarë

Nga: G.B Më: 18 janar 2017 Në ora: 23:02
Hashim Thaçi dhe Joe Biden

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në rajon, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit në rajon.

Falënderova zëvendëspresidentin Biden për angazhimin e menjëhershëm të tij, por edhe të SHBA-së që të evitohen tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

U pajtuam që dialogu dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë përpara për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, jemi të përkushtuar për dialog, për normalizim, për pajtim. HTH./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat