Kurti: Vetëm një plan zhvillimor nacional e shpëton arsimin

Aktuale

Kurti: Vetëm një plan zhvillimor nacional e shpëton arsimin

Më: 19 janar 2017 Në ora: 14:00
Deputeti Albin Kurti

Deputeti Albin Kurti ka deklaruar se duhet të ketë një plan zhvillimor nacional për t’u shpëtuar arsimin dhe punësimin.

Ai këto komente i bëri në Kuvendin e Kosovës, ku ka thënë se rezultatet e PISA-s treguan se Kosova, me 146 pikë nën mesataren e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim është ndër vendet e fundit në listë.

“Meqenëse 40 pikë janë sa një vit shkollimi, i bie që maturanti ynë: ai që ka përfunduar shkollën e mesme të lartë, është i nivelit të atij që ende nuk e ka përfunduar shkollën e mesme të ulët tek vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim”, ka shtuar Kurti.

Sipas tij, 68 për qind të nxënësve të Kosovës nuk arrijnë nivelin 2 në shkallën e përgjithshme të shkencës, 77 për qind të leximit, dhe 78 për qind të matematikës.

“Tre te katërtat e nxënësve tonë nuk i kanë njohuritë themelore. Qeveria në vitet e fundit investimin në arsim e sheh investim në paga të rritura – në fushata elektorale – për arsimtarët, se sa në aftësimin e mësimdhënësit që duhet të përkthehet edhe në mësimnxënie”, ka shtuar Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat