Tërmkolli thotë se diçka nuk është në rregull me veprimet e institucioneve ndaj aktivistëve të VV-së

Aktuale

Tërmkolli thotë se diçka nuk është në rregull me veprimet e institucioneve ndaj aktivistëve të VV-së

Më: 19 janar 2017 Në ora: 23:46
Deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli

Melihate Tërmkolli, deputete e LDK-së, thotë se diçka nuk është në rregull me veprimet e institucioneve ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin ndaj Kuvendit.

Ajo thotë se marrja e masave të ndryshme ndaj aktivistëve, të akuzuar për të njëjtën vepër, nuk është i drejtë dhe se kjo tregon që diçka nuk është në rregull.

“Edhe sikur të ishin terroristë veprimi i diferencuar ndaj aktivistëve, disa lirohen, disa mbahen në arrest, disa vdesin krejt, diçka nuk është në rregull”, ka thënë ajo në Interaktiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat