Daçiq: Në Bruksel të diskutohet edhe Bashkësia e Komunave Serbe dhe të ulen tensionet

Aktuale

Daçiq: Në Bruksel të diskutohet edhe Bashkësia e Komunave Serbe dhe të ulen tensionet

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:28
Ivica Dacic

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, tha se Serbia pret dhe insiston që në raundin e ardhshëm të dialogut me Prishtinën në tryezë të jetë edhe formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe (BKS).

"Serbia është gjithmonë për dialog, sepse kjo është mënyra e vetme për të ulur tensionet. Prandaj, është e dobishme që edhe Brukseli është përfshirë kur kryeministri, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me Federica Mogherini në Davos, dhe që raundi i ardhshëm i bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tashmë është planifikuar më 24 janar", deklaroi Daçiq.

Ai rikujtoi se Prishtina gjatë dialogut u zotua për të lejuar krijimin e BKS-së.

"Ne po i përmbushin detyrimet tona", përfundoi ministri i Jashtëm serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat