Në ditën e ndërrimit të jetës së presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, 21 janar 2006, detyrën e kancelarit gjerman e ushtronte prej atëherë Angela Merkel. Kjo e fundit bëri një deklaratë për shtyp, ku krahas ngushëllimit shprehej se ishte e “shokuar” dhe e “hutuar” nga marrja vesht e lajmit.
Nën udhëheqjen e tij “Kosova ka bërë hapa përpara drejt konsolidimit si vend demokratik, shtet të së drejtës, duke zhvilluar edhe ekonominë e tregut,” thonte mes tjerash Merkel në Berlin gjatë 21 janarit. Principet e tij për demokraci dhe paqe “duhet të jenë pasqyrë për secilin që merr përgjegjësite e politikës në Kosovë.”
Gjatë kurimit të sëmundjes vdekjeprurëse, Ibrahim Rugova, qëndroi disa kohë në spitalet gjermane./Bota sot