Flet Ramush Haradinaj nga Franca pas protestës në Prishtinë

Aktuale

Flet Ramush Haradinaj nga Franca pas protestës në Prishtinë

Më: 21 janar 2017 Në ora: 16:08
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka folur nga Franca edhe njëherë.

Ai iu ka drejtuar bashkëkombasve të tij duke u thënë se është krenar me ta, shkruan Periskopi.

Pas protestës së sotme në mbështetje të tij, Haradinaj thotë se e kupton si mbështetje për lirinë dje ekzistencën e Kosovës.

Komenti i plotë i tij në Facebook:

Të dashur bashkëkombasit e mi,

Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim!

Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh!

Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim.

Juaji Ramush Haradinaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat