Ramush Haradinaj, po “përdoret” nga AAK-ja?

Aktuale

Ramush Haradinaj, po “përdoret” nga AAK-ja?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 janar 2017 Në ora: 17:09
Protes për Ramush Haradinajn

Sipas Skënder Zogajt,  AAK-ja është angazhuar shumë që rastin e arrestimit ta shfrytëzoj qëllime politike, mirëpo ai nuk mendon.  se do të kenë përfitime të rëndësishme. Por, sipas deputetes Time Kadrija, përkrahja e qytetarëve ndaj Haradinajt, dëshmon se AAK–ja,  edhe në zgjedhje është opsioni zgjedhor më i mundshëm për fitore

Mbështetja ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pas arrestimit nga autoritetet franceze, për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia është rritur dukshëm. Kjo mbështetje shihet nga reagimet dhe protestat e ndryshme nga shqiptarëve gjithandej botës për Hardinajn.  Por, rrethanat e së kaluarës, tregojnë se mbështetja për “Haradinajn e luftës”, nuk ka qenë e njëjtë me mbështetjen që i është dhënë atij në zgjedhje për struktura shtetërore. 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë, se Haradinaj edhe sot po vazhdon në mbrojtje të interesave kombëtare duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vendit nga marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nga krerët e shtetit. “Figura e zotit Haradinaj është një figurë emblematike dhe një njeri që gëzon respekt në popull. Është një komandant shumë më i dëshmuar, familje që ka dhënë shumë për atdheun dhe person qe edhe pas lufte është dëshmuar që atdheu ashte në rend të parë para interesave private.

Këtë e ka dëshmuar edhe kur ka lënë postin e kryeministrit për të ju përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare nga e cila u kthye fitimtarë”, ka thënë Kadrijaj. Po ashtu, ajo ka thënë se përkrahja për Haradinaj shihet pas arrestimit të tij nga autoritetet franceze nga protestat që po organizohen gjithandej nga ka shqiptar. 

“Viti që lamë pas ka qenë viti i sfidave të mëdha dhe përkundër presioneve zoti Haradinaj ka qëndruar i pa lëkundur në qëndrime parimore karshi vendit që ka fituar simpatinë e qytetarëve të Kosovës.  Kjo përkrahje po shihet edhe sot pas ndalimit politik nga autoritetet Franceze me urdhër arrest të lëshuar nga një vend kriminal Serbia nxitëse e të gjitha luftërave në Ballkan.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat