Loja e Hashim Thaçit, për të zhvendosur Isa Mustafën

Aktuale

Loja e Hashim Thaçit, për të zhvendosur Isa Mustafën

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 23 janar 2017 Në ora: 17:17
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

“Aktualisht shkuarja e presidentit të Kosovës, e siç bëhet me dije edhe e presidentit të Serbisë është gabim dhe mbajtje e Kosovës brenda këtij formati të dialogut, duke e kamufluar me prezencën e presidentëve. Konform kësaj, Presidenti Thaçi me aktivizimin e tij brenda këtij formati të dialogut, asgjë ama bash asgjë nuk është duke vepruar, që të konsiderohet hap strategjik e i dobishëm”, është shprehur Albinot Maloku.

Takimi i paralajmëruar të martën (24 janar 2016)  në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë, do të ketë për nikoqirë Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin dhe Presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliq.  Kjo është bërë me kërkesë të ndërmjetësueses së BE-së në dialogun ndërmjet të dyja vendeve, Federika Mogerini.   

Bajram Gecaj, zëvendësministër i i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se zonja Mogerini ka kërkuar këtë format të bisedimeve.”Është zonja Mogerini e cila ka kërkuar këtë format, pra që këtë herë të marrin pjesë edhe Presidentet e të dy shteteve”, ka thënë ai. Ndërsa, i pyetur nëse një rast i tillë ka ndodhur më herët, ai ka përmendur kohën kur ish Presidenti Rugova drejtonte Ekipin e Unitetit.   

“Më herët, Presidenti Rugova ka udhëhequr Ekipin e Unitetit”, është shprehur Gecaj. Gjithsesi duhet patur parasysh, se  që nga koha kur drejtonte Rugova dhe deri më sot, shumë situata kanë ndryshuar. Thënë ndryshe, nuk është i njëjtë në bisedime, pozicioni i atëhershëm i Rugovës, me pozicionin  sotëm të Thaçit, i cili me çdo kusht, duket se po kërkon të zëvendësojë Mustafën. Për më tepër,  ky ndryshim i formatit të dialogut, po konsiderohet si hap i gabuar i institucioneve të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat