Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës

Aktuale

Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës

Më: 23 janar 2017 Në ora: 17:50
Fejzullah Hasani

Kryetrari i deritanishëm i Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasani ka ofruar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, një muaj para se t’i skadojë mandati i rregullt shtatëvjeçar.

Dorëheqja e tij është miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Lajmin për dorëheqjen e kreut të Gjykatës Supreme për kallxo  e konfirmoi Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Hasani në pozitën e Kryetarit të Gjykatës Supreme ishte nga 16 shkurti i vitit 2010 ndërsa kishte mandat 7 vjeçar.

Fejzullah Hasani ishte në Gjykatën Supreme nga viti 2003 fillimisht si gjyqtar, pastaj nga viti 2009 si Zëvendës Kryetar i kësaj gjykate e duke vazhduar më pas si kryetar i gjykatës së shkallës së tretë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat