Vuçiq thotë se serbia do kërkojë sqarime për dërgimin e ROSU në Veri

Aktuale

Vuçiq thotë se serbia do kërkojë sqarime për dërgimin e ROSU në Veri

Më: 23 janar 2017 Në ora: 22:01
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka folur për mediat serbe duke komentuar takimin e nesërm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet në nivel kryeministrash dhe presidentësh të të dyja vendeve.

Sipas “B92”, kryeministri në një konferencë të përbashkët me Këshillin e Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës ka thënë se pret mesazhe të qarta nga ky takim, por edhe se këto mesazhe do të dalin nga proces i vështirë i dialogut.

“Do të pyes përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që të mos mbështesin sjelljen e parave dhe armëve në vendet ku nuk përkasin”, ka thënë kryeministri serb, duke iu referuar dërgimit të forcave speciale “ROSU” në veri të vendit, ditën kur Serbia kishte nisur një tren ilegal nga Beogradi në Mitrovicë.

Kryeminsitri serb, ka shtuar se të gjitha këto çështje që ka ndodhur gjatë kësaj kohe do të jenë temë e takimit të nesërm.

“Megjithatë nuk pres shumë nga takimi i nesërm, por presim që situata të qetësohet dhe të dalim me mesazhe të qarta”, citohet të ketë thënë kryeministri serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat