Haxhiu: Po me befason insistimi i opozitës për t’i ndërprerë bisedimet me Serbinë!

Aktuale

Haxhiu: Po me befason insistimi i opozitës për t’i ndërprerë bisedimet me Serbinë!

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:47
Bekim Haxhiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu e konsideron të pakuptim insistimin e deputetëve të partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, që të ndërpriten bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Haxhiut, shqetësuese do të ishte nëse këto bisedime do të ndërmjetësoheshin nga ndonjë Organizatë Jo Qeveritare dhe në përfaqësim të mos ishin në nivele të barabarta shetërore, por në rrethana të tilla, ai thekson se dialogu duhet të vazhdojë.

“Serbia asnjëherë nuk ka dëshiruar që të bisedoj me shqipëtaret e Kosovës në nivelin të larta shterore e në veqanti me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA-së . Serbia do të deshironte që si në vitin 1996 të kishte ndërmjetësues përfaqësues të shoqatave si Shen Egjidio. Prandaj po me befason insistimi vazhdushëm i disa individeve brenda opozitës për të ndërprerë bisedimet me Serbinë, kur ato po zhvillohen në nivele të barabarta shtetrore President i Kosovës me homologun serb, Kryeministëri i Kosovës me homologun serb me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA-së”, ka thënë Haxhiu.

Më tëj, ai ka shtuar se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë bërë pa dëshirën e kësaj të fundit, por siç tha Haxhiut, “lufta e UÇK-së dhe ndërhyrja e NATO-së e detyroi atë të ulët në tavolinën e bisedimeve.”

Rikujtojmë se rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të fillojë sot në orënt e mbrëmjes, i cili do të përfaqësohet nga krerët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, deri në këto qaste ende nuk është bërë publike agjenda e këtij takimi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat