Kocijançiq: Angazhimi i të dyja palëve në dialog, i rëndësishëm

Aktuale

Kocijançiq: Angazhimi i të dyja palëve në dialog, i rëndësishëm

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:19
Maja Kocijançiq

Përfaqësuesit më të lartë të Prishtinës dhe Beogradit do të takohen sonte në Bruksel për të diskutuar çështje dhe shqetësime të veçanta, sepse është e rëndësishme për të riafirmuar angazhimet dhe detyrimet e të dyja palëve në dialog.

Kështu ka deklaruar sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Ajo ka deklaruar se pret ardhjen e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa si dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq  dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Tomislav Nikoliq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat