Gecaj ironizon me Dedën: Ndoshta i ‘dhez’ kësaj here

Aktuale

Gecaj ironizon me Dedën: Ndoshta i ‘dhez’ kësaj here

Më: 24 janar 2017 Në ora: 16:33
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj, ka ironizuar me deputetin Ilir Deda, i cili ka thënë se nga shkurti do të përfaqësohet me partinë e tij Alternativa në Kuvendin e Kosovës.

Gecaj me anë të një postimi në facebook,  ka thënë se ndoshta Dedës i ‘dhez’ kësaj here.

“Ilir Deda paska konfirmuar se së shpejti do të ‘shndërrohet’ në deputet të ‘Alternativës’ – ndoshta i ‘dhez’ kësaj here, se populli thotë ‘e treta, e vërteta’”, ka shkruar Gecaj.

Këtë e ka thënë duke folur mbi atë se për Dedën kjo do të jetë partia e tretë, pasi më herët ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe ishte njëri ndër themeluesit e partisë Fryma e Re (FER).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat