Shqiptari tregon si do të shpërthente Vjenën dhe Dusseldorfin: Ndërtova bombë duke parë YouTube

Aktuale

Shqiptari tregon si do të shpërthente Vjenën dhe Dusseldorfin: Ndërtova bombë duke parë YouTube

Më: 24 janar 2017 Në ora: 22:23
Shqiptari 17 vjeç, i njohur me iniciale Lorenz K.

Shqiptari 17 vjeç, i njohur me iniciale Lorenz K., është prej ditësh i arrestuar nga Policia e Austrisë nën dyshimet e forta dhe i vënë nën akuzë se po bëhej gati të kryente një sulm terrorist në Vjenë.

Por, nga marrja në pyetje e adoleshentit shqitar, është zbuluar se ai po përgatiste një “bombë provë”, të cilën do ta vendoste në Gjermani.

Ky fakt është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm austriak Wolfgang Sobotka për Reuters, i cili thekson se kjo dëshmi e shqiptarit hedh dyshime të forta se po përgatitej një sulm i koordinuar terrorist si në Gjermani ashtu edhe në Austri.

Madje jo vetëm kaq, por shqiptari mësohet se bombën e ka ndërtuar bazuar vetëm nga hulumtimet që ka kryer në internet.

Sipas Ministrit të Brendshëm austriak, terroristët, përfshirë edhe 17 vjeçarin shqiptar, kishin vënë si objektiv të sulmit të tyre, sistemin e metrove në Vjenë por edhe në Gjermani.

“I arrestuari ka pranuar se ka ndërtuar një bombë provë që do të përdorej në Gjermani. Këtë ai e ka bërë duke përdorur vetëm materialet dhe udhëzimet në internet. Kjo është e gjitha që mund të ju them për momentin”, tha Sobotka

Ndër të tjera shqiptari ka zbuluar para hetuesve se ka vizituar dy javë Gjermaninë, për të studiuar vendin e vendosjes së bombës. Sipas autoriteteve, objektivi ka qenë qyteti Dusseldorf në Gjermani.

Adoleshenti shqiptar ka rikthyer edhe një herë panikun e sulmeve terroriste në vendet e BE-së, ndërsa është zbuluar se ai ishte një person “me peshë” në radhët e ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat