A refuzoi Vuçiq të dilte në fotografi me palën e Kosovës?

Aktuale

A refuzoi Vuçiq të dilte në fotografi me palën e Kosovës?

Më: 24 janar 2017 Në ora: 22:50
Pas takimeve të ndara të Federica Mogherinit me palën e Kosovës dhe atë serbe, në Bruksel ka filluar darka e të dy delegacioneve me ndërmjetësim të BE-së.

Sipas videos zyrtare të publikuar nga Zyra e Përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherini, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duket të ketë ngurruar të dalë në fotografi bashkë me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Këtë ngurrim e shton vetë Mogherini duke i thënë zëshëm Vuçiqit “Është në rregull” pothuajse me lutje, kah fundi i videos.

Kryeministri serb i relaksuar dhe i vetmi pa kravatë në këtë takim më në fund iu bashkua ekipit negociator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat