Halil Geci i shkruan Presidentit Thaçi: Ku do t'ua bësh vendin tradhtarëve që vranë Haki Imerin?!

Aktuale

Halil Geci i shkruan Presidentit Thaçi: Ku do t'ua bësh vendin tradhtarëve që vranë Haki Imerin?!

Nga: B.S Më: 28 janar 2017 Në ora: 18:57
Të vrarët në Drenicë

Në debatin për shpalljen dëshmor të Haki Ymerit nga presidenti i vendit Hashim Thaçi është përfshirë edhe vëllau i madh i vëllezërve Geci, Halil Geci.

Ky i fundit ka shkruar një letër presidentit Thaçi, në të cilën ka thënë se i "pari i vendit" i shpalli tradhtarë vrasësit e Haki Imerit, përcjell Bota sot.

Geci, ndër të tjerash ka thënë se edhe pse nuk ishte kurrfarë date për Haki Ymerin as e lindjes e as e vdekjes "i pari i vendit" e shpalli hero Haki Ymerin.

 “Te parit te vendit " i takoj që ti shpallë tradhtarë vrasësit e këtyre burrave, sepse këta heronjë kanë qenë. Ndërsa tani zyrtarisht janë heronjë dhe zyrtarisht vrasësit e tyre janë tradhtarë.

Do të zbulohen ngadalë ngadalë edhe urdhërdhënësit të nivelit të ministrave dhe ata që paguan paratë për vrasjen e këtyre burrave”, ka shkruar Geci në letrën e tij.

Më poshtë e gjeni letrën e tij të plotë:

Unë Halil Geci pa dashje mu desht ti shkruaj te parit te vendit : I "pari i vendit" i shpall tradhëtarë vrasësit e Haki Imerit

Si vëllau i madh i vëllezërve Geci medomos me shtyri situata të përfshihem në debatin për shpalljen dëshmor të Haki Ymerit nga i pari i vendit . Pas këtij momenti në media dhe në opinion kanë shpërthyer zëra e mendime nga më të ndryshmet por që kanë mbizotëruar ato kundër veprimtit të Ymër Ymerit, vëllaut të Haki Ymerit i cili pranoi dekoratën nga "I pari i vendit" dhe mori pjesë në ceremoninë e dekorimit dhe të nderimit te varri i Haki Ymerit.

Të nderuar qytetarë që 18 ( tetëmbëdhjetë) vjet kam thënë që vrasësit dhe urdhërdhënësit që i vranë burrat ma te mirë të LDK -es janë tradhëtarë dhe dorë e zgjatur e Serbisë.

Siç dihet ndër të vrarët e pasluftës ka pasë edhe aktivistë të LDK-së nga Drenica.

Siç I shihni në këtë përmendore janë Haki Imeri i vrarë me 02 .11.1999, Xhafer Behrami i vrarë me 11.06.2000, Baki Behrami me 11.06.2000 Besim Dajaku me 19.10.2001, Bekim Kastrati me 19.10.2001 dhe Azem Ahmeti (nipi i dhe Ahmet Delis) i vrarë më 18 .03 .2003.

Nga data 18 Janar 2017 edhe pse nuk ishte kurrfarë date për Haki Ymerin as e lindjes e as e vdekjes "i pari i vendit" e shpalli hero Haki Ymerin.

Prej datës 18.01.2017 vrasësi dhe urdhërdhënsi i vrasjes së Haki Imerit edhe zyrtarisht janë tradhëtarë e dorë e zgjatur e Serbisë.

Ne e dimë saktë se njëri nga pjesëmarresit në vrasjen e Haki Imerit ka qenë pjesëmarrës edhe në vrasjen e Bekim Kastratit dhe Besim Dajuku dhe plagosjen e vëllaut tim Gani Gecit edhe urdhërdhënsin nën nivelin e ministrave e dimë tashmë.

"Te parit te vendit " i takoj që ti shpallë tradhtarë vrasësit e këtyre burrave, sepse këta heronjë kanë qenë. Ndërsa tani zyrtarisht janë heronjë dhe zyrtarisht vrasësit e tyre janë tradhtarë .

Do të zbulohen ngadalë ngadalë edhe urdhërdhënësit të nivelit të ministrave dhe ata që paguan paratë për vrasjen e këtyre burrave.

Bazuar në datat e vdekjes tre nga këta heronj i takojn? periudhës së mandatuar nga Kuvendi i Kosovës pra Gjykatës Speciale ndërsa tre të tjerët që janë vrarë pas datës 31.12.2000 mbetët të zbardhen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Mbetet të shihet ku dojnë me ba vendin tradhëtaret?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat