Hashim Thaçi godet rëndë Shpend Ahmetin, ja si i përgjigjet ai

Aktuale

Hashim Thaçi godet rëndë Shpend Ahmetin, ja si i përgjigjet ai

Nga: A.Zh Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 22:16
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në debatin televiziv bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ka folur edhe për murin e ndërtuar nga serbët në Mitrovicë.

I pyetur se pse shteti nuk e ka trajtuar murin e ndërtuar nga serbët në veri të Mitrovicës si çdo ndërtim tjetër pa leje, por ka miratuar një rezolutë enkas për të në Kuvend, Thaçi ka pohuar se muri do të rrënohet, por ai ka ironizuar edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin, shkruan Bota sot.

“Më shumë ka ndërtime pa leje në Prishtinë se sa në Mitrovicë”, ka thënë ai, duke theksuar se kryeqyteti është kthyer shumë prapa.

“Muri do të hiqet shumë shpejt. Por, për ne shqetësim është ajri i ndotur në Prishtinë”, ka thënë Thaçi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ahmetit, i cili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për Hashim Thaçin problem më i madh është qeverisja në Prishtinë, se sa situata në veri dhe Beogradi.

“Në çdo pyetje për veriun e përmend Prishtinën”, ka thënë Ahmeti./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat