Edi Rama "mbron" Shpendin, i thotë Thaçit: Po bën fushatë

Aktuale

Edi Rama "mbron" Shpendin, i thotë Thaçit: Po bën fushatë

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 22:22
Rama dhe Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thumbuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për qeverisjen në kryeqytetin e vendit.

Thaçi ka thënë se “ka më shumë ndërtime pa leje në Prishtinë” se në veriun e vendit, duke iu përgjigjur një pyetjeje se pse shteti nuk e ka trajtuar murin e ndërtuar nga serbët në veri të Mitrovicës si çdo ndërtim tjetër pa leje, por ka miratuar një rezolutë enkas për të në Kuvend, në “Zona e Debatit”.

Thaçi po ashtu ka thënë se më shqetësuese është ndotja në Prishtinë se sa muri në veri. “Muri do të hiqet shumë shpejt. Por, për ne shqetësim është ajri i ndotur në Prishtinë”, ka thënë Thaçi.

E, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm bashkë me Thaçin në debat, sikur i ka dalë në mbrojtje pak kreut të Prishtinës, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rama ka sugjeruar se Thaçi po bën fushatë, duke thënë se “kjo tregon që keni edhe zgjedhje lokale në Kosovë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat