Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel

Aktuale

Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 11:48
Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Federica Mogherini, Tomislav Nikoliq dhe Aleksander Vucic në Bruksel

Presidenti serb Tomislav Nikoliq  gjatë raundit të bisedimeve të 24 janarit në Bruksel i ka thënë homologut të tij nga Kosova se “është një kriminel lufte” dhe për këtë gjë duhet të përgjigjet.

Kështu raporton media serbe duke iu referuar një burimi të saj.

“Situata ishte mjaft e tensionuar para fillimit të takimit. Kjo është arsyeja pse pas bisedimeve fotografia në fotografi dukeshin  në njërën anë Thaçi, Isa Mustafa dhe Federica Mogherini, dhe ndaras nga ta qëndronin  kryeministri Aleksandar Vuçiq  dhe presidenti Nikoliq, raportohet t`i ketë thënë ky burim portalit serb.

Informatën që Nikoliq ta ketë quajtur Thaçin “kriminel” e ka  konfirmuar për median edhe vet kreu i shtetit serb.

“Unë nuk kam mundur të heshtë për një gjë të tillë, kam thënë se ai është  akuzuar për krime lufte dhe për këtë arsye duhet të jap përgjegjësi”.

“Nuk kam bërë asnjë skandal, ia kam zgjatur dorën atij kur kemi hyrë në sallën e takimit”, ka thënë Nikoliq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat