BE dhe Këshilli i Evropës ndihmojnë autoritetet gjyqësore të Kosovës

Aktuale

BE dhe Këshilli i Evropës ndihmojnë autoritetet gjyqësore të Kosovës

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 12:32
Konferenca e organizuar të projektit KoSEJ

Forcimi i cilësisë dhe efikasitet të drejtësisë në Kosovë është shume i nevojshëm dhe i duhur për autoritetet gjyqësore në Kosovë.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës kanë hartuar dhe financuar projektin KoSEJ, për t’i ndihmuar autoritetet  gjyqësore në Kosovë lidhur me rritjen e efikasitetit  në nivel qendror dhe gjyqësor, duke iu ndihmuar me metodologji dhe mjete përkatëse dhe duke i siguruar ndihmë edhe për zbatimin e tyre.

Kështu u tha në konferencën e organizuar të projektit KoSEJ. Ky projekt do të zbatohet për 24 muaj dhe ka vlerën 900 mijë euro të buxhetit të përgjithshëm.

Me këtë rast, kryetari i Grupit Punues të CEPEJ, Francois Paychere deklaroi se e gjithë puna që ata bëjnë lidhet me aplikimin sa më të mirë të Konventës Evropiane.

Sipas tij, është e komplikuar që të ofrohet një shërbim i mirë dhe për këtë është e nevojshme të ketë shkëmbim të përvojave.

Paychere: Aplikim sa më i mirë i Konventës Evropianë në Kosovë

“E gjithë puna që po e bëjmë i dedikohet aplikimin më të mirë të Konventës Evropiane dhe ajo se çfarë mundohemi dhe çfarë jemi munduar të bëjmë Brenda këtyre  viteve është që të ndihmojmë kolegët tanë për shërbim më të mirë ndaj publikut. Dua te theksoj, se ne jemi këtu për shërbim më të mirë... që të ndihmojmë qytetarët që të kenë akses më të mirë. Është e komplikuar që të ofrohet shërbim i mirë por e nevojshme është që të shtojmë shkëmbimin e përvojave, shumica e të cilave janë bërë në nivel lokal “, deklaroi Paychere.

 Ndërsa, Esat Rama nga zyra e Ministrisë së Drejtësisë, deklaroi se roli kyç  për rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në drejtësi, i takon natyrshëm kësaj ministrie.

Ai u zotua se do ta bëjnë më të mirën të mundshme në mënyrë që t’iu ofrohen qytetarëve shërbime sa më të mira.

Rama: Roli i Ministrisë së Drejtësisë është kyç për cilësinë dhe rritjen e efikasitetit të gjykatave

“Me rastin e hartimi të legjislacionit që ka për synim rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në institucione, eliminimin e vështirësive që hasin organet në zbatimin e ligjit dhe mbi të gjitha mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave për qytetarët tanë. Krahas kësaj dhe duke marr parasysh që tashmë kanë filluar së punuari sistemi i përmbarimit dhe ndërmjetësimit, roli i Ministrisë së Drejtësisë është kyç në drejtim të mbikëqyrjes dhe monitorimit të punës së tyre me qëllim të ofrohen shërbime sa më të mira”, tha Rama.

Libor Chlad nga zyra e BE-së, deklaroi se Këshilli Evropian ka zhvilluar një metodologji që ka për synim ta ndihmojë kualitetin e drejtësisë në Kosovë.

Ai tha se nëse ka efikasitet në gjykata atëherë ka edhe zhvillim ekonomik të vendit.

Chlad: Sundimi i ligjit lidhet me performancën ekonomike

“Në fakt, lidhja mes sundimit të ligjit dhe performancës ekonomike në përgjithësi është mjaft mire e përforcuar. Që Kosova të ketë sukses  ne tregun Evropian ajo duhet të arrije standardet evropiane në shumë fusha duke përfshirë edhe juridiksionin. E dimë se Këshilli Evropian e ka përkrahur drejtësinë kosovare dhe sundimin e ligjit në përgjithësi për një kohë të gjatë. Në kemi monitoruar gjykatat dhe ky aplikim ka qenë i dobishëm duke vënë në pah disa nga mangësitë që duhej adresuar duke përfshirë edhe vonesat kronike në dërgimin e vendimeve  juridike dhe efikasitetin në gjykatat indivudale në përgjithësi. Është shumë e rëndësishme që ky aplikim ku gjykatat individuale në Kosovë janë nën procesin e vlerësimit dhe e cila do të qojë në rekomandime specifike se si duhet të përmirësojë performancën dhe të adresoj disa nga mangësitë të cilat i theksova”, tha Chlad. 

Nehat Idrizi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, deklaroi se ka humbur besimi i qytetarëve si shkak i afateve të stërzgjatura të proceseve gjyqësore.

Kështu, ai kërkon nga gjykatat që ta rrisin efikasitetin në punën e tyre.  

Idrizi: Ka humbur besimi i qytetarëve, shkak afatet e stërzgjatura të proceseve gjyqësore

“Sa i përket afateve brenda të cilat duhet të vendosën gjyqtarët duhet të jemi realist se në disa raste, nuk është numri i vogël i rasteve që gjykata nuk mundet me dhanë drejtësinë brenda afatit të arsyeshme. Kjo nuk është tek të gjitha gjykatat, por më e shprehur tek Gjykata Themelore e Prishtinës, që është e stërngarkuar me lëndë. Kështu edhe gjyqtarët po të kenë vullnet, e kanë të pamundur që brenda afatit të arsyeshëm të palëve, lidhur me të drejtat dhe kërkesat e tyre të vendosin. Jemi të vetëdijshëm që palëve nuk iu intereson ngarkesa e gjykatave, ata kërkojnë që lëndët e tyre, kërkesat e tyre, të drejtat e tyre të vendosen brenda periudhës së arsyeshme”, tha Idrizi.

Drejtuesja e Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Servoz-Gallucci deklaroi se po punojnë në kuadër të këtij projekti me qëllim të përmirësimit të sistemit së drejtësisë në Kosovë.

Servoz-Gallucci: Ne po punojmë në kuadër të këtij projekti?

“Kjo konferencë për metodologjinë e sigurimit të efikasitetit dhe kualitetit të drejtësisë është organizuar në kuadër të programit të përbashkët që sapo ka filluar mes BE-së dhe Këshillit Evropian.  Ne po punojmë dhe po operojmë në kuadër të programit specifik të quajtur KoSEJ për sigurimin e efikasitetit dhe kualitetit të drejtësisë. KoSEJ është një program i bashke themeluar dhe  i implementuar nga  Këshilli Evropian për përmirësimin e efikasitetit e sistemit të drejtësisë ne Kosovë”, tha Gallucci.

Projekti KoSEJ është ndërtuar mbi nevojat e përfituesve të saj kryesor dhe partnerët: Ministrinë e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat