Seanca në Colmar – këta janë skenarët e Gjykatës franceze për Haradinajn

Aktuale

Seanca në Colmar – këta janë skenarët e Gjykatës franceze për Haradinajn

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 15:31
Ramush Haradinaj në Gjykatë në Colmar

Në Gjykatën franceze në Colmar aktualisht është duke u zhvilluar seanca ndaj Ramush Haradinajt ku po shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tij në Serbi.

Por çfarë thonë në këtë Gjykatë? Zëdhënësja e Gjykatës Sandra Di Rosa ka thënë se Gjykata e Apelit fillimisht mund ta japë një mendim, ndërkohë që vendimi përfundimtar pritet të publikohet pas disa javësh.

Ajo ka theksuar se Gjykata e Apelit vendos rreth përmbushjes së kushteve për ekstradim, në bazë të konventës europiane për ekstradim, e cila nuk jep afate rreth vendimit, përderisa procesi është duke u zhvilluar në përputhje me ligjet franceze.

Nëse Gjykata jep një mendim negativ rreth kërkesës së Serbisë, ekstradimi i Haradinajt nuk do të jetë i mundur ka thënë Di Rosa.

Pas kësaj Haradinja do të jetë i lirë për t’u larguar nga Frabna, ndërkohë që Serbia nuk do të ketë të drejtë ankese.

Nëse Gjykata vendos që janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt, zëdhënësja e e Gjykatës thotë se vendimin për këtë e merr shteti i francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat