Reuters për smogun: Prishtina shpesh tejkalon Pekinin

Aktuale

Reuters për smogun: Prishtina shpesh tejkalon Pekinin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 shkurt 2017 Në ora: 18:36
Një grua ecën pranë një stacioni autobusi nga termocentralet me qymyr në Obiliq, në veri të kryeqytetit në Prishtinë, Kosovë/Reuters, Hazir Reka

Acari dimëror sjell me vete edhe ndotjen alarmante të shumë zonave të banuara në Ballkanin perëndimor. Bile në disa qytete, si Prishtinë, ndotja e ajrit shumherë tejkalon edhe Pekinin, shkruan Reuters në artikullin e sotëm.

Cilësia e ajrit matur nga ambasada e Amerikës në Prishtinë, tregon grimcat PM10 mbi 300 mikrogrimxa për disa ditë me radhë gjatë dhjetorit, të cilësuara mjaft të dëmshme për shëndetin. Të hënën në mëngjes smogu i zi gjithashtu ishte prezent në Prishtinë, pasi grimcat arritën shifrën 152, përcjell botasot.info.

“Kur ndejmë teshat jashtë, shpesh duhet ti lajmë përsëri për shkak të nxierjes prej smogut,” thekson Besim Sllamniku për Reuters. Ndërsa pulmonologu Skender Baca thotë se - “është rritur numri i pacientëve si pasojë e ndotjes së ajrit.” Sipas Bankës Botërore në 2013 në Kosovë kanë vdekur 852 persona ndërsa vuajnë 318 nga bronhiti si pasojë e ndotjes tej mase të ajrit.

Situata nuk është e ndryshme edhe në vende tjera të Ballkanit perëndimor, ku në Shkup në disa raste ndotja e ajrit arrin bile 1300, ndërsa Bosnja ka vdekjen e pestë më të lartë në botë me 92 vdekje në çdo 100.000 banorë, pas Ukrainës, Bulgarisë, Belorusisë dhe Rusisë./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat