A po bëjnë serbët ushtrime ushtarake në Veri?

Aktuale

A po bëjnë serbët ushtrime ushtarake në Veri?

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 20:52
Ilustrim

Pohimet se disa serbë po bëjnë ushtrime në veri të Kosovës i mohoi Drejtori i Përgjithshëm i policisë Shpend Maxhuni.

Ai tha të hënën kur raportoi para Komisionit për Punë të Brendshme, se klubi ajror që ka bërë stërvitje në veri të vendit, është organizatë jo qeveritare, e themeluar nga Momqillo Arrllov e Vuk Mitroviq, ndërsa njihet me emrin “Ujqit”.

Por, ani pse kanë leje për të vepruar në Kosovë, Maxhuni shtoi se jo gjithçka ishte në rregull me këtë organizim, pasi Arllov e Mitrovic, kanë të kaluar kriminale në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat