Isufi thotë se Qeveria e Kosovës vet e futi Demarkacionin si kusht për vizat

Aktuale

Isufi thotë se Qeveria e Kosovës vet e futi Demarkacionin si kusht për vizat

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 21:36
Ahmet Isufi

Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian është futur nga vet udhëheqësit shtetërorë të Kosovës ka thënë, Ahmet Isufi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Zona B.

“Jam i bindur se ka qenë kërkesë e politikanëve tanë e cila është futur në mënyrë kontrabande çështja e Demarkacionit”, ka pohuar Ahmeti.

Ai tani thotë se përpos kësaj qeveria po thotë se edhe formimi i ushtrisë është i kushtëzuar nga Demarkacioni.

“Këta e kanë futur, sepse kanë menduar që do ta kryejnë lehtë. Paramendoje tani, zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë se edhe bërja e ushtrisë varet nga Demarkacioni. Kush e vëri tash këtë kusht?”, ka pyetur Isufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat