Thaçi: Gazetaria në Kosovë, më e guximshmja në rajon

Aktuale

Thaçi: Gazetaria në Kosovë, më e guximshmja në rajon

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 07:49
Pamje nga konferenca për sigurinë e gazetarëve

(E plotësuar) - Me moton “Mbroni gazetarët, ruaje të vërtetën”, është mbajtur konferenca e organizuar nga OSBE, ku temë diskutimi ishte siguria e gazetarëve, gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. I pranishëm në këtë konferencë ishte dhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili tha se gazetaria në Kosovë, është më e guximshmja në rajon.

Thaçi: Gazetaria në Kosovë, më e guximshmja në rajon

“Gazetaria në Kosovë,  ndoshta nuk është më e vjetra për nga tradita, por është ndër më të guximshmet në rajon. Gazetarët në Kosovë kanë qenë ndër të parët,  që janë angazhuar për pluralizëm, për demokraci, për barazi, për të drejta të njeriut dhe për liri të shprehjes. Ndërsa, që nga përfundimi i luftës, në Kosovë janë bërë përpjekje të mëdha që të instalohet një gazetari profesionale, e besueshme dhe gjithmonë në shërbim të publikut...Janë kultivuar vlerat si paanshmëria, profesionalizmi, zelli për të hulumtuar dhe për të kërkuar informatën e saktë, si dhe guximi për të publikuar çdo informatë. Kjo ka pasur çmimin e vet. Gazetarët gjithmonë kanë qenë në thumb të atyre që me dhunë dhe me represion kanë kërkuar të instalojnë politikat e tyre. Janë sulmuar, janë dhunuar, janë kidnapuar dhe janë vrarë. Ka ende gazetarë që janë të zhdukur, që nga lufta”, tha ai.

Thaçi tha se në Kosovë, janë kultivuar vlerat si paanshmëria, profesionalizmi, zelli për të hulumtuar dhe për të kërkuar informatën e saktë, si dhe guximi për të publikuar çdo informatë edhe pse kjo ka pasur çmimin e vet.  Ndërsa tha se në kuadër të kërkimit të së vërtetës,  për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë në kohën e luftës, do të punohet edhe për zbardhjen e fatit të çdo gazetari,  që ka pësuar në atë kohë.

Thaçi po ashtu tha se është përkrahur krijimi i legjislacionit që mbron punën e gazetarëve dhe se gazetarët në Kosovë tashmë janë të mbrojtur me ligj dhe se dhe në gjyq nuk janë të obliguar t’i zbulojnë burimet e tyre, ani pse nganjëherë sipas tij  janë të rrejshme.  E gjithë kjo sipas presidentit  është bërë me qëllim që të mbrohet sa më shumë kredibiliteti, integriteti dhe profesionalizmi i gazetarisë si profesion. E si sfidë në punën e mediave ai përmendi  abuzimin dhe keqpërdorimin, që sipas tij po bëhet me lirinë e të shprehurit, nga ata që bëjnë gazetari në Kosovë.

Thaçi: Sfidë mbetet abuzimi me lirinë e të shprehurit

“Sfida kryesore për gazetarët dhe për gazetarinë si profesion, nuk vjen nga jashtë profesionit, por nga brenda profesionit. Sot, falë mundësive që ofron interneti, raportimi dhe shpërndarja e lajmeve është bërë më e lehtë se kurdoherë më parë. Por, kjo ka bërë që në profesionin e gazetarisë të depërtojnë edhe ata që gazetarinë nuk e kanë qëllim, por mjet për realizimin e ambicieve tjera të tyre, qofshin politike qofshin komerciale. Kjo e gërryen përbrenda integritetin, profesionalizmin dhe besueshmërinë e profesionit të gazetarit. Së paku në Kosovë, sot nuk është më sfidë liria e të shprehur të gazetarëve. Sfidë është abuzimi dhe keqpërdorimi që i bëhet lirisë së të shprehurit , nga ata që gazetarinë nuk e kanë profesion”, tha ai.

Ndërkaq kryesuesi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu tha se siguria e gazetarëve në Kosovë, fatkeqësisht mbetet temë aktuale. Ai tha se tri vitet e fundit janë shënuar 50 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe pengimeve të gazetarëve, gjatë kryerjes së punës së tyre. Ndërsa tha se kërcënimet rrezikimet,  dhuna ndaj gazetarëve dhe ndjekja penale e dobët e kryesve,  janë sfida për lirinë e mediave në Kosovë.

Braathu: Kërcënimet po pengojnë punën e gazetarëve

“ Siguria e gazetarëve fatkeqësisht është temë aktuale. Tri  Viteve të fundit kanë ndodhur 50 sulme ndaj gazetarëve,  kërcime,  pengime.  Disa raste të profilit të lartë duke përfshirë qitje me armë zjarri ndaj një gazetari në veri të Kosovës dhe përpjekje për të ushtruar ndikim...Është me rëndësi që gazetarët të qëndrojnë së bashku, që pavarësisht prapavijave të tyre etnike dhe fetare, të jenë së bashku në trajtimin e rreziqeve. Ndërmjet gushtit të 98 dhe gushtit të 2005 kemi 13 gazetarë të vrarë. Shumë raste nuk janë hetuar fare e lërë të ndjekur penalisht. E kryerësit vazhdojnë të mos jenë të ndëshkuar. Këto raste po lihen në harresë pa trajtim, pa ndjekje penale. Dhe kjo ngrit çështjen fundamentale të sundimit të ligjit. Nga këto 13 raste të shënuara gjashtë kanë qenë shqiptar dhe 7 të tjerët ndaj serbeve. Drejtësia kurrë nuk është çështje etnike. Është çështje e një parimi themelor. Dhe parimit që duhet të mbizotëroj sundimi i ligjit, të gjithë të jenë të barabartë dhe njëlloj për të gjithë.. Krahas dhunës fizike, kërcënimit, arrestimeve të paligjshme, mungesë e kushteve të punës, të gjitha këto pengojnë gazetarët në punën e tyre”, tha ai.

Thomas Gnocchi, nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se BE i jep shumë rëndësi lirisë së mediave apsi që roli i tyre është shumë i ndjeshëm në formësimine  demokracive të reja, siç është Kosova.

Gnocchi: Gazetarët në Kosovë, kërcënohen

“Siguria e gazetarëve, është parakusht për gazetarët çdo kund në botë, por dhe për Kosovën, në mënyrë që ata të mund ta kryejnë punën e tyre pa kërcënime dhe pa frikësime. Në Kosovë situata sot ndonëse është shumë më e mirë se sa në vitet e konfliktit dhe menjëherë pas saj, edhe sot shohim raste kur gazetarët ndalohen që të mos marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. Ata marrin kercnime për raportime të rasteve të korrupsionit. Liria e shprehjes dhe mediave janë të përfshira në kushtetutë. Por kjo nuk mjafton. Në diskutimet tona me AGK-në kemi kuptuar që bashkëpunimi me policinë e Kosovës, është përmirësuar por nuk kemi parë një trajtim më të shpejtë të rasteve nga prokuroria”, tha ai.

Edhe Alexandra Papadopoulou shefe e EULEX-it, tha se media të lira pluraliste dhe të pavarura, është një parakusht i rëndësishëm për një qeverisje të mirë. Ndërsa tha se duhet të hetohen dhe zbardhen vrasjet e gazetarëve në Kosovë.

Papadopoulou: Kemi obligim ti hetojmë vrasjet e gazetarëve në Kosovë

 “Që nga viti 2000, 1200 gazetarë janë zhdukur dhe janë vrarë nëpër botë dhe këta gazetarë e meritojnë mirënjohjen dhe respektin tonë. Në mesin e  këtyre gazetarëve ka serbë dhe shqiptarë të Kosovës që janë zhdukur apo kidnapuar gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë. Familjet e tyre kanë nevojë për përmbyllje të këtyre rasteve. Por publiku duhet të dijë se çka ka ndodhur me ta dhe kryerësit janë sjellë para drejtësisë. Kjo vlen për të gjitha viktimat e konfliktit por vlen edhe më shumë për gazetarët. Është obligim i shoqërisë,  për ta bërë këtë sepse e kanë rrezikuar jetën për tu shërbyer atyre. Si EULEX kemi obligim për t’i hetuar këto raste të gazetarëve dhe për ta informuar publikun për atë që kemi bërë dhe çka ka ndodhur me ta”, tha ajo.

Thaçi: Gazetaria në Kosovë më e guximshmja në rajon

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se gazetaria në Kosovë është ndër më të guximshmet në rajon.

Duke folur në konferencën me temë "Siguria e gazetarëve” e organizuar nga OSBE presidenti tha se që nga përfundimi i luftës janë bërë përpjekje që të instalohet një gazetari profesionale dhe e besueshme.

 “Kemi pasur dy rrethana që kane rezultuar me gazetari te guximshme dhe profesionale. Janë kultivuar vlerat si paanshmëria profesionalizmi dhe guximi për të publikuar çdo informatë. Gazetarët kanë qenë në thumb të atyre janë sulmuar kidnapuar dhe vrarë. Ka ende gazetarë që janë zhdukur nga lufta. Ne kuadër të së kërkimit të së vërtetës do të punohet edhe për  zbardhen e tyre”, tha Thaçi.

 Sipas tij, pas luftës ka pasur një përkrahje ndërkombëtare për ndërrimin e një gazetarie profesionale dhe me standarde të larta.  Ai tha se është përkrahur formimi i organizatave që  mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

 Gazetarët në Kosovë, sipas Thaçit janë të  mbrojtur me ligj për punën e tyre. Ai përmendi me këtë rast faktin që gazetarët edhe në gjykatë nuk janë të  obliguar t’i zbulojnë burimet e tyre edhe pse nganjëherë janë të rrejshme.

 Thaçi tha se në Kosovë gazetaria përballet me presione ku shkrimet për  korrupsionin dhe ekstremizmin i vë  gazetarët në kërcënim dhe rrezik.

 “Por kemi instaluar mekanizma për mbrojtjen e gazetarëve. Kjo ka rezultuar me një gazetari të guximshme dinamike dhe të fuqishme”, tha presidenti Thaçi.

 Sipas tij në Kosovë sot nuk është sfidë liria e të shprehurit të gazetarëve  por që siç tha Thaçi sfidë është abuzimi nga liria e mediave nga ata që gazetarinë nuk e kanë profesion.

 “Neve na takon t’i përkrahim gazetarët dhe të mbrojmë gazetarinë profesionale”, tha presidenti Thaçi.

Konferencë për sigurinë e gazetarëve

Misioni I OSBE-së në Kosovë, do të jetë nikoqir i konferencës me temë sigurinë e gazetarëve, me pjesëmarrës nga Evropa juglindore.

Sipas njoftimit për media, i pranishëm do të jetë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ju njoftojmë se nesër (e martë), në orën 09:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mban fjalim në Konferencën Regjionale për sigurinë e punës së gazetarëve, e cila organizohet nga OSBE-ja”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat