VV propozoi një rezolutë për sigurimet shëndetësore

Aktuale

VV propozoi një rezolutë për sigurimet shëndetësore

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 13:30
Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke folur për ligjin për sigurime shëndetësore, ka thënë se mbledhja e premiumeve nga qytetarëve të Kosovës do të kanalizohet te spitalet private, hapja e të cilëve është bërë me intervenim të politikës.

Sipas tij, kështu do të përfundojnë në një skemë ku paraja publike do të përfundonte në xhepat e njerëzve privat.

Ai ka propozuar një rezolutë, ku ndër të tjera thuhet se duhet një hetim institucional, formalizmi i sistemit informativ, anulimi i vendimit të paligjshëm të qeverisë për mbledhjen e premiumeve nga 1 korriku. Rezoluta mbeti për t’u konsultuar me grupet tjera parlamentare

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat