Beqiri dhe Topalli përplasen mes vete me fjalë

Aktuale

Beqiri dhe Topalli përplasen mes vete me fjalë

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 12:37
Kuvendi i Kosovës

Derisa po shqyrtohet agjenda evropiane, nuk kanë munguar as akuzat e deputetëve ndaj njeri tjetrit. Ismet Beqiri, duke iu referuar fjalimit të deputetit Faton Topalli tha se nuk do që të merret me deputetët që tri ditë rrinë në Prishtinë, e pjesën më të madhe të kohës jashtë, e në Kosovë vijnë kalimthi për të shpërndarë patriotizëm.

“E kuptoj misionin e dashakëqijve. Nuk kam dëshirë fort me u marrë me ata që tri ditë janë në Prishtinë e 1 muaj në kurbet. Mirë është me qenë në Kosovë, me i përcjell zhvillimet. Për dallim prej të tjerëve që shfrytëzojnë benefite në vende tjera dhe Kosovën e kanë sa për të shpërndarë patriotizëm kalimthi”, tha ai.

E Topalli duke iu përgjigjur akuzave të Beqirit tha se ai i ka dy pasaporta, por jo dy fytyra si ai.

“Në fakt unë i kam dy pasaporta, por jo dy fytyra si z Beqiri. S’kam pas beneficion ndonjë banesë, siç e ka marrë zoti Beqiri. Nuk përfitoj nga buxheti më shumë se Beqiri. S’kam afërsi me kryeministrin, s’kam mundësi t’i jap tender askujt”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat