Xhavit Drenori e "zë" ngushtë drejtoreshën e Ramiz Lladrovcit

Aktuale

Xhavit Drenori e "zë" ngushtë drejtoreshën e Ramiz Lladrovcit

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 14:48
Asamblisti i Kuvendit Komunal, Xhavit Drenori

Asamblisti i Kuvendit Komunal, Xhavit Drenori e ka këshilluar drejtoreshën për kulturë rini dhe sport që ta përmirësoj konkursin për zyrtarë për palestrën sportive dhe fushën e futbollit me bari sintetik, pasi sipas tij në Drenas janë rreth 100 të rinj që e kanë diplomuar në shkencat sportive ndërsa në konkurs kërkohej dikush me shkollë të mesme. Drejtoresha sipas Drenorit ka ndërhyrë në konkurs duke përmirësuar diçka, por përsëri është i zbrazët.

Ky është statusi i Drenorit i plotë:

“Pak” reflektim pozitiv nga Drejtoresha e Drejtorisë komunale për kulturë, rini dhe sport rreth “përmirësimit” të konkursit të dt. 13.02.2017, përkatësisht për konkursin për zyrtarë për palestrën sportive dhe fushen e futbollit me bari sintetik.

Paramendoni, për këto pozita ishin kërkuar zyrtarë vetëm me shkollë të mesme. (Foto 2 dhe 3).

Sot ju drejtova Drejtoreshes së DKRS-së me një Email zyrtar duke e këshilluar që për këto pozita të kërkohen zyrtarë me diplomë universiteti (sipas informacioneve tona janë rreth 100 të diplomuar ne shkencat sportive që po presin punësim). (Foto 1).

Fatbarsisht Drejtoresha reflektoj “pak” pozitivisht duke e ndryshuar “pak” konkursin, mirëpo prap ka lënë hapsirë për konkurim edhe të pakualifikuarve. (Fotot 4 dhe 5).

I lus të gjithë bashkqytetarët tanë që kanë diplomë universiteti në shkenca sportive që të konkurojnë dhe definitivisht për menaxhim të këtyre aseteve aq të rëndesishme komunale të përzgjidhen zyrtarët e duhur.

T’ju përkujtojmë, në palestrën e sportit kishte vjedhje masive gjatë vitit 2015.

Gjithashtu edhe fusha me bari sintetik vazhdon të shfrytëzohet jashtligjshem.

Edhe nëse nuk mundem shumë me kontribu në zhvillimin ekonomik dhe mirëqënjen e Juaj për shkak të injorimit të ideve të mija nga pushtetarët, të pakten jam aty që të mbroj interesat e Juaja duke demaskuar të keqen në komunën tonë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat