Veteranët marshojnë kundër matjes së territorit

Aktuale

Veteranët marshojnë kundër matjes së territorit

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 16:58
Pamje nga video

Dega e OVL të UÇK-së në Pejë, e mbështetur nga Degët Deçan, Istog dhe Gjakovë, zhvilloi sot një marsh protestues kundër matjes së territorit të vendit tonë.

Të pranishmëve iu drejtua, kryetari i OVL të UÇK-së Pejë, Gazmend Syla, i cili tha se as kryetari i komisionir Hivziu, e as antarët e komisionit asnjëherë nuk e kanë dëshmuar me ndonjë akt se e duan  vendin e tyre.

Veteranëve iu drejtua edhe Rasim Mulaj në emër të komunitetit deçanas kundër demarkacionit, si dhe Ali Geci në emër të stërgjyshërve të rënë për mbrojtjen e kufijve të Kosovës.

Në fund kryetari Syla, i dërgoi porosi deputetëve që të mos votojnë demarkacionin në kufijtë aktualë.

“Të mos mashtrohen me para e poste, sepse pasardhësit e tyre do ta bartin vulën e tradhtisë së tyre ndaj vendit”, tha ai.

Marshi ku morën pjesë disa qindra veteranë përfundoi i qetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat