Shqipëria dhe Kroacia bashkë kundër Serbisë për të ndihmuar Kosovën, i dërgojnë letër NATO’s

Aktuale

Shqipëria dhe Kroacia bashkë kundër Serbisë për të ndihmuar Kosovën, i dërgojnë letër NATO’s

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 19:49
Mimi Kodheli në ministerialin e NATO-së për sigurinë

Gjatë qëndrimit në Bruksel ku po merr pjesë në ministerialin e NATO-së për sigurinë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka zhvilluar një takim me homologun e saj kroat, Damir Krsticevic, i cili është njëkohësisht edhe zëvendëskryeministri i Kroacisë.

Dy ministrat i kanë dërguar një letër sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s z. Jens Stoltenberg, në lidhje me zhvillimet e fundit të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Në letrën e tyre, zonja Kodheli dhe zoti Krsticevic, dënojnë retorikën nacionaliste nga politikanë serbë dhe veprimet konkrete në kufi, për të cenuar sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe destabilizuar situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Image

Gjithashtu, ndër të tjera, dy ministrat kërkojnë nga sekretari Stoltenberg të rishikohet Plani Operacional i misionit paqeruajtës në Kosovë pas zhvillimeve të fundit atje, si dhe mbështesin shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Ministrat Kodheli dhe Krsticevic e mbyllin letrën duke shprehur angazhimin e tyre për të siguruar se përpjekjet kombëtare dhe kolektive do të jenë të vazhdueshme dhe të fokusuara për të promovuar paqe, nxitur dialog dhe përmirësuar bashkëpunimin në çështjet e sigurisë.”- thuhet ndër të tjera në letrën e ministrave të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Kroacisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat